Tre prostituta tashmë po japin sqarimet e duhura në polici, pasi kanë grabitur klientin e tyre. Ngjarja ka ndodhur në Peshkopi, e për këtë rast është dashur denoncimi i klientit, i cili ka bërë me dije se ai është vënë në gjumë dhe më pas është grabitur.
Prostitutat, identiteti i të cilave nuk bëhet me dije për shkaqe hetimi, në bashkëpunim kanë arritur që të realizojnë mjaft mirë planin e tyre.
Në fakt kjo gjë nuk do të zgjaste shumë kohë, pasi klienti Ndriçim Hoxha ka kërkuar ndihmën e policisë. Grabitja është shënuar tre ditë më parë, në një hotel të Dibrës. “Panorama” bën me dije se shtetasi Ndriçim Hoxha ka shkuar në hotel me tre vajza, të cilat dyshohet se pasi e kanë vënë në gjumë, i kanë vjedhur shumën mbi 700 mijë lekë të vjetra. Vajzat janë shoqëruar në komisariat, për të dhënë sqarimet e nevojshme mbi ngjarjen.