“Teatri shqiptar në Maqedoni” hap edicionin e 14 në Dibër

dibraime2 October 18, 2015 0
“Teatri shqiptar në Maqedoni” hap edicionin e 14 në Dibër

Në Qendrën e Kulturës në Dibër solemnitet është hapur festivali “Teatri shqiptar në Maqedoni”, i cili tradicionalisht hapi edicionin e 14 me rradhë në Dibër. Të parët që do të prezantohen para publikut dibran, ishin aktorët nga Teatri i Kumanovës me shfaqjen “Bouncers” të autorit John Goldberg, ndërsa me regji të Qazmedin Nuredinit, të cilët për performancën e shkëlqyer ishin përshëndetur me duartrokitje të fuqishme nga publiku. Sonte me performancën “Kuzhinat” në regji të Ilir Bokshit do të marrë pjesë Teatri i Tetovës, ndërsa në ditët e ardhshme edhe aktorët nga Tirana, Prishtina dhe Presheva, përderisa në natën e fundit para banorëve të Dibrës do të performojë edhe Baleti Kombëtar i Prishtinës.

Para të pranishmëve mbajti fjalim kryetari i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, i cili duke e shpallur të hapur këtë manifestim të rëndësishëm për qytetin premtoi përkrahje të mëtutjeshme nga ana e vetëqeverisjes lokale. Festivali, i cili financiarisht është përkrahur nga Ministria e Kulturës të Republikës së Maqedonisë, vetëqeverisja lokale dhe sponzorë të tjerë, përfundon më 21 tetor, me ndarjen e shpërblimeve për performancën më të mirë, regjinë më të mirë, aktorin dhe aktoren më të mirë.

Posto një koment »