“Shoqata Atdhetare Dibrane” koncert madhështor për 105 vjetorin e pavarësisë (FOTO)

dibraime2 November 29, 2017 0
“Shoqata Atdhetare Dibrane” koncert madhështor për 105 vjetorin e pavarësisë (FOTO)

28 Nëntori, kjo datë që shënohet me aktivitete të ndryshme kulturore-artistike në çdo vend ku ka shqiptarë, ka një traditë 105 vjeçare të festimit të veçantë në Amerikë nga shqiptarët. Shoqata Atdhetare Dibra në Nju Jork, e ka festuar të dielën në mbrëmje me një mbrëmje Gala, duke ftuar edhe disa prej emrave të njohur të estradës shqiptare.

Në këtë koncert festiv morën pjesë katër artistë të mëdhenj që janë nderuar me dekoratën Nderi i Kombit Mirush Kabashi, dhe Mjeshtër i Madhë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Frederik Ndoci, Gëzim Nika, Kastriot Tusha, si dhe Sopranoja e talentuar Dëshira Ahmeti, ikona e këngës popullore, kompozitori dhe këngëtari Haxhi Maqellara, Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Arian Kerliu, e të tjerë. Dhe, pjesa e orkestrës simfonike drejtuar nga diregjinti i njohur kinez Steven Frank, me fizarmonikën e Agim Kolës dhe mjeshtrin e klarinetës Igli Tungu. Ndërkohë, që këtë koncert e përshëndetën edhe zyrtarët e lart të qytetit anëtari i këshillit bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, dhe kandidati për kongresist Majkel Grim dhe mikja e shqiptarëve Savino.

Festa e Flamurit kuq e zi, 28 Nëntori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, e cila ka bërë bashkë në këtë natë të madhe, më shumë se 1500 shqiptarë, nga i gjithë komuniteti ynë në zonën e Tri-Shteshit, në një natë festive me disa yjet e estradës shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, dhe Diaspora, në Staten Island – New York​, pa dyshim që ka edhe meritat dhe vlerësimin e atyre që arritën këtë sukses të madh, kryetarit të Shoqatës Atdhetare Dibra në Nju Jork, me të gjithë anëtarët e kryesisë. Ky koncert i një nate të paharruar u mbajtë në sallën e madhe të koncerteve ku ndodhet dhe ikona e tetarit njujorkez, St. George Theatre. Këtij teatri më një pamje klasike në qytetin e Staten Island, ku për herë të parë, ai me shumë mirësi ka pritur komunitetin shqiptar, në një koncert madhështor shqiptar, për nji ditë të madhe 28 Nëntorin – Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ishte pikërisht ky koncert kaq madh, që do të mbahet mend gjatë dhe ngelet i paharruar i organizuar nga Shoqata Atdhetare Dibra, në një Tetar si ky me 1.900 vende në Shën George Theater, i cili është përcaktuar si një “ëndërr” show, e yjeve botërore, por edhe atyre amerikane e shqiptare të të gjitha zhanreve të muzikës. “Shoqata Atdhetare Dibra” me rastin e 28 Nëntorit, ka një urim, tha Dashi Miftari, kryetar i kësaj shoqate, në përshëndetjen e tij duke ju drejtuar pjesëmarrësve dhe u uruar ata me këtë rast “Gëzuar Ditën e Flamurit – 28 Nëntorin e Pavarësisë së Shqipërisë”, të gjithë shqiptareve kudo ndodhen.

Më pastaj ai u shpreh se ky event përbën një rëndësi të madhe artistike, për të gjithë shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi është i pari në llojin e tij, që bën së bashku emrat më të njohur e të dashur për publikun e gjerë, dhe na mbledh së bashku të festojmë kë ditë të shënuar për kombin shqiptar”. Ai gjithashtu falenderoi në mënyrë të veçantë Drejtorin e këtij spektakli kompozitorin e shquar Shpëtim Saraçi, dhe Bordin drejtues i shoqatës, që ka punuar vazhdimisht për të nderuar 105 vjet Shqipëri të lirë, me një koncert të tillë kaq të madh.

“Pavarësisht , largësisë tonë nga vendlindja, ne dimë të ruajmë vlerat, traditat, e rrënjët tona kuq e zi, si një dëshmi e vazhdueshme që Shoqata Atdhetare Dibra vazhdon të punojë për çështje kombëtare” tha kreu i dibranëve në SHBA. Media shqiptare shkruan sot se ky ka qenë koncert i veçantë në llojin e tij dhe erdhi me rastin e festimeve të 28 Nëntorit, ku në përgjithësi jemi mësuar të shohim të festohet zakonshëm neper restorante dhe ambiente të hapura familjare, por sivjet kjo shoqatë jo fitimprurëse prej muajsh punoi fort për realizimin e këtij projekti klasik, ku arriti të bëj bashkë emra të mëdhenj të skenës shqiptare si Gëzim Nika, Frederik Ndoci, Mirush Kabashi, Dëshira Ahmeti, Kastriot Tusha, Sinan Vllasaliu, Mira Konci, Haxhi Maqellara, Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Arian Kerliu, por jo vetëm kaq se nuk kanë munguar edhe surprizat të tjera me personazhe të njohur të spektakleve amerikane, etj. Duke bërë kështu këtë mbrëmje gala me një realizim i tillë artistik , që ndoshta nuk kishte për tu arrirë, thonë dibranët, pa dorën e një mjeshtëri të madh dhe të nderuar si Shpëtim Saraçi, ndoshta do ishte e pamundur pasi emri dhe puna e tij i dha më shumë besim e dashuri publikut shqiptar anembanë. Kjo mbrëmje u mrekullua edhe nga surpriza më e bukur, me pjesëmarrjen e saj te dibranët e saj edhe të kantautores shqiptare Bleta “Bebe” Rexha, këtij super stari amerikan, e cila ka arritur të krijojë një karrierë të bujshme në Amerikë, këngëtarja e cila po shkëlqen me suksesin e saj në skenat botërore, dhe që nuk e ka herën e parë të jetë në mesin e komunitetit shqiptar në SHBA, duke mos e harruar edhe prejardhjen e saj Dibrën. Kësaj radhe Bebe Rexha, ishte pjesë e këtij koncerti të madhë, që u organizua nga Shoqata Atdhetare Dibra, në Shën George Theater, Staten Island- NYC, koncert ky me rastin e 28 Nëntorit Dita e Flamurit kuq e zi, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, dhe e ka kënduar e duartrokitur ngrohtësisht artistat shqiptar që dolën në skenën e këtij koncerti të madh. Përfaqësuesi zyrtar i pjesës së grimit dhe stilit të flokëve i kësaj nate të madhe Gala është mjeshtri me emër Nazim Salihu, themelues i “Noli’s Hair Salon” në Sh.B.A, me Namani Sh. një grimere e njohur e cila punon me shumë fytyra të njohura artistike, përfshirë edhe këngetarët shqiptarë edhe amerikanë. “Ky koncert promovojë para publikut shqiptare e të huaj, promovimin e vlerave dhe traditave të kombit tonë. ku Shoqata Dibra, në gjenezën e saj ka për qellim ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqipe ku nder vite mban listën e e dhjetëra aktivitete të ndryshme në dobi të të gjithë shqiptarëve që jetojnë e veprojnë në Amerikë, si një organizatë që trashëgon dashuri për Shqipërinë Etnike dhe bashkimin e tyre në raste festash” duket se janë fjalët e organizatorit këto. Ndërkaq suksesit në ngjarjen më të madhe festive të viti vlet të theksohet se ndihmojë me prezantim dinjitoz një nga moderatoret më tërheqëse, moderatorja e sharmit dhe talentit të saj, Kozeta Turishta, nga Shkodra, e cila këto vitet e fundit ka zgjedhur Amerikën, dhe të cilës iu besua suksesi para një skenë kaq e madhe, amerikane me një kapacitet prej 1900 vendesh. /Beqir Sina – DibraIme

Posto një koment »