Rruga e Arbrit do të ndërtohet me koncension nga kinezët

dibraime2 April 7, 2014 0
Rruga e Arbrit do të ndërtohet me koncension nga kinezët

Një kompani kineze pritet të marrë me koncension Rrugën e Arbërit e cila pritet të përfundojë gjatë qeverisjes Rama-Meta. Pak kohë më parë rruga e Arberit dhe Porti i Shëngjinit u lançuan nga ministri i Transporteve si projekte me rëndësi rajonale.

Zonat ku kalon gjurma e rrugës së Arbërit pritet të marrin zhvillim ekonomik, pasi ndërtimi i këtij aksi do të ketë një sërë benefitesh. Minierat, turizimi, bujqësia, industria e ushqimit, pasuritë hidrike, do të kthehen në mundësi për rritjen ekonomike të zonës, me kontribut final ne Ekonominë Kombëtare. Ekspertët vlerësojnë se rruga e Arberit lidh ekonomitë e tri rajoneve me përparësi të ndryshme natyrore dhe ekonomike: rajonit bregdetar, rajonit malor që janë Bulqiza, Klosi, Dibra dhe viset e Sharrit dhe rajonit kontinental që janë Kërçova, Gostivari, Tetova dhe Shkupi.

ruga e arberit 2

ruga e arberit 3

Posto një koment »