Reth nesh

dibra-header

Portali informativ, DibraIme.com është një projekt virtual i cili është krijuar për të informuar për gjithçka për Dibrën dhe Dibranët.

Pasi që teknologjia po ec me hapa mjaft të mëdha, tashmë të gjithë informacionet e ndryshme i presim online, kështu që ne mungesë të një portali dhe një ueb-i të mirfilltë dhe serioz për Dibrën, lindi ideja e themelimit të një portali të pavarur që do të paraqese gjithçka për Dibrën. Në këtë portal do paraqiten informacione dhe lajme të ndryshme mbi kulturen, sportin, traditën dhe gjithçka që i përket Dibrës sonë të lashtë.

DibraIme.com është krijuar për të gjithë Dibranët, dhe të gjithë ata që e ndiejne veten që mund të përkrahin vazhdimin e mëtutjeshëm të portalit janë të lutur që të na kontaktojë në emailin tonë: info@dibraime.com ose në faqen tonë në Facebook, dhe të na përkrahin me shkrime të ndryshme, opinione, foto dhe gjithcka që ka të bëjë me Dibrën. DibraIme.com nuk është krijuar për qëllime përfitimi dhe asnjëherë s’do të ketë për qëllim përfitimin, është krijuar si komunitet që do i’u shërbeje dhe do mirëmbahet nga vetë dibranët.

Të gjithë ata që e pëlqejnë idenë, janë të lutur të bashkohen në komunitetin e Dibra Ime, secili që do kontribuojë në këtë portal, do i  njihet merita e tij.

DibraIme.com ka për qëllim vetem informimin e pa-anshëem dhe assesi nuk do përdoret dhe nuk do publikohen lajme dhe informacione për propaganda të ndryshme, këtu do publikohet vetëm zëri i qytetarit Dibran, pra do jetë një komunitet vetëm për Dibranët, ku do të themi dhe paraqesim të gjitha hallet, problemet që kanë prekur Dibrën.

Poashtu dhe njëhërë i lus të gjithë ata që kanë dëshirë të mbeshtesin këtë portal të bashkohen dhe ta mirëmbajmë së bashku, Dibra Ime do mbështet çdo Dibran dhe çdo aktivitet që ka të bëjë me Dibrën në përgjithsi.