Lata: Policia e Dibrës nuk i përket qytetit, asnjë nga eprorët nuk flet shqip

dibraime2 July 30, 2014 0
Lata: Policia e Dibrës nuk i përket qytetit, asnjë nga eprorët nuk flet shqip

Pas grabitjes me dhunë të artarëve “Erebara”, dibranët jetojnë në ankth të shqetësuar dhe shprehin brengën e tyre të pasigurisë që ka kapluar qytetin dhe shprehen se nuk kanë ku të kërkojnë siguri.

Pos qytetarëve që shprehin shqetësimin dhe pasigurinë e tyre, kryetari i Dibrës z. Ruzhdi Lata ishte ai që reagoi më ashpër për policinë ku gjatë ditës së grabitjes ai tha që policia në Dibër nuk funksionon dhe nuk e ka kuadrin përkatës për të funksionuar. Kështu që një ditë më pas me kërkesë të tij u mblodh këshilli komunal për vjedhjet e fundit që kanë kapluar qytetin e Dibrës ku kryetari Lata tha se gati 100 vjedhje janë realizuar për çdo vit në Dibër dhe policia e Dibrës është duke vepruar me neglizhence dhe jo në mënyrë profesionale për të siguruar rendin në qytet. Poashtu kryetari Lata tha se asnjë nga eprorët e policisë nuk flet shqip dhe se policia është jo profesioniste për të rruajtur qetësinë e qytetit dhe bën irritime për të nxitur dhe shqetësuar popullatën.

Poashtu të gjithë qytetaret e Dibrës shprehin pasiguri. Ata kerkojne që Dibrës t’i kthehet qetësia, të nderpriten dhuna e vjedhjet sepse kjo poashtu është edhe një pasiguri dhe frike edhe për mergimtaret që gjatë sezonit të verës kalojnë pushimet në Dibër.

Ndërkohë nga Komisariati i Policisë thuhet që po vijon në mënyrë të përqendruar punën, jo vetëm në drejtim të hetimit të rasteve të ndodhura në territor, por edhe të kapjes se personave të kerkuar.

Aktualisht gëzon fakti që dy të plagosurit gjatë vjedhjes me armë, janë jashtë rrezikut për jetën./DibraIme.com

Video e përgaditur nga Atli Dema:

Posto një koment »