Edhe dibranët në protestë kundër EVN-së. Do t’i japim afat!

dibraime2 February 16, 2017 2
Edhe dibranët në protestë kundër EVN-së. Do t’i japim afat!

Protesta e rradhës kundër EVN organizohet nga qytetarët dibran.
Kjo protestë realizohet me iniciativën e qytetarëve për shkak të parregullsive të krijuara nga kompanitë energjetike.

Protesta do të mbahet ditën e hënë në ora 14:00 dhe qytetarët I’u bëjnë thirrje të gjithëve të marrin pjesë në këtë protestë dhe mos lejojnë më që të manipulohet me ta. Qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me këtë problematikë, transeton DibraIme.com

Një qytetar dibran, Fisnik Dika në profilin e tij në Facebook, shprehet se EVN-së dhe ‘Spiles’ do t’I japin afat për plotësimin e kushteve të vëna nga qytetarët.

Në vazhdim mund të lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“Protesta do mbahet të hënën në ora 14:00, dilni të gjithë sepse bëhet fjalë për të mirën e popullit EVN dhe SPILJA nuk kanë konkurencë dhe sillen si firma idiote. Shumë njerëz duan të bëjnë mini fabrika, 60 mijë euro kërkon EVN, duan të bëjnë stalla me bagëti 18 mijë euro kërkon për rrymën EVN, shtëpitë private nga 300 euro I kërkon EVN, etj. SPILJA të merr 20 puntorë nga Dibra, nga familje që janë burrë e grua të papunë, drejtori të vendoset dibran, 10studentë të financohen në fakultet  që kanë prindër të papunësuar. Spilja të ndërtojë ujësjellësit për tokat etj. Të dyja firmave do ju japim afat.”

Kështu ka përfunduar postimin e tij Fisnik Dika./DibraIme.com

2 Comments »

  1. Bekim Ame February 16, 2017 at 9:08 pm - Reply

    Sa i perket protestes eshte me se e vertet se ryma eshte shtrenjte ne nje KW ore , pos asaj duhet te behen perpjekje te medhaja qe personave te papune sidomos atyre qe marin ndihme socjale tu jepet mundesi qe ata te paguajne vetem nje pjese te vogel te pageses duke i hequr taksat , personave me invaliditet tu hiqen taksat si dhe te mundesohet qe ne baze te standarteve te jeteses ata te lirohen nga pagat , perve se ne hidrocentrakin shpile perpunesime te behen perpjekje te medha qe edhe familjaret te cilet ne familjet e tyre nuk kan ete ardhura tu mundesohen punesim pe rte jetuar si te tjeret dmthte behet nje statistik sa persona jane te punesuar n enje familje dhe te meren parasysh te drejtat e tyre per punesim sidomos edhe ne rethinat ku jetojne persona te tjera . Te meren parasysh te drejtat edhe ne arsim , ne shendetesi edhe per personat me aftesi te kufizuar ne baze te ligjit per te drejtat e tyre .

  2. Bekim Ame February 16, 2017 at 9:12 pm - Reply

    ky eshte komenti im

Posto një koment »