Dibra emblemë qytetërimi

dibraime2 September 25, 2014 5
Dibra emblemë qytetërimi

Dërguar eksluzivisht për portalin DibraIme.com nga: Arsim Kolari

Treva e Dibrës është një nga zonat më të thella të Shqipërisë së brendshme malore. Ajo rrethohet nga katër anët nga vise shqiptare, gjithashtu malore. Në perëndim kufizohet me Matin, në veriperëndim me Mirditën, në veri me Lumën, në verilindje me Sharrin, në lindje me Rekën, në juglindje me Kërçovën, në jug me Çermenikën dhe në jugperëndim me Martaneshin. Shpeshë, kufijtë e saj I ka përcaktuar vetë natyra – male të larta, të vështira, të pakapërcyeshme. Përmes kësaj treve gjarpëron Drini I Zi, I cili pasi buron nga liqeni I Ohrit, e përshkon trevën nga jugu në veri. Ai e ndan këtë territor gati në dy pjesë të barabarta, por me tipare fiziko – gjeografike të ndryshme. Nga e majta ngrihet Malësia e Dibrës, ku dominojnë malet mjaft të pasura me gips dhe gëlqere, e në të djathtë shtrihet Ultësira dibrane, me vise kryesisht fushore, të cilat përmenden për prodhimet e tyre. Banorët nën ndikimin e kushteve historike, e kanë ndarë Dibrën në “Dibra e nëntë maleve” (Reçi, Dardha, Çidhna, Muhurri, Luznia, Katër Grykët, Bulqiza, Gryka e Vogël dhe Gryka e Madhe) dhe “Dibra e e dy krahinave” (Lura në veriperëndim dhe Golloborda në jug).  Ultësira I ka dhënë Malësisë prodhime bujqësore e zejtare, ndërsa ka marrë prej saj prodhime blegtorale e pyjore.

Ajo dallon me ritet, adetet, e shumëçka nga viset e tjera. Dikur ka mbajtur emrin “Uranik” dhe njihet nga historianët e hershëm, që nga Ptolomeu, e shumë historian të tjerë shqiptarë e ndërkombëtarë. Arian Kadiu – autor I monografisë “Dibra e madhe – Sheheri I Dibrës”, në pasthënie thekson : “Dibra e mbylli shekullin XIX me Kuvende Kombëtare dhe e filloi shekullin XX me Kongrese Kombëtare, gjë që tregon se dibranët kanë qenë ndër të parët që kanë kërkuar Shqipërinë e parë.

Në ndërkohë, Mira Pirdeni (drejtoreshë në “Shoqëria shqiptare e të gjitha moshave”), rrëfen vizitën e saj në Dibër në vitin 1992, ku ndër tjera thekson atë se ka përjetuar krejtësisht një ndjenjë ndryshe nga ajo e përceptuar më herët, duke menduar se shqiptarët jashtë kufjinjve janë krejtësisht tjerë, por këtu ajo sheh se shoqëria dibrane ka qenë e orientuar totalisht nga përparimi, duke shkolluar edhe gjininë femërore (fenomen I cili ende në disa treva injorohet). Nuk ka qenë ky fillimi I emancipimit të femrës dibrane, ajo është shkolluar që në Normalen e Elbasanit e të Shkupit, e më vrrullshëm në vitet e ‘70-ta, në qytetin që hapi dyert veçanërisht për dibranët, Prishtina.

Përparimi I hershëm ka qenë I gjithanëshëm, si në sferën e arsimit, artit, kulturës, zanateve të ndryshme, duke filluar nga këpuctarët, zejtarët, frizerët, samarxhinjtë, orëtarët, rrobaqepësit, bukëpjekësit, zdrukthtarët, në sferën bujqësore e blegtorale, apo edhe të artizanateve të tjera, si xhamaxhinjtë (“Stakllara” –  fabrika e punimit të qelqit), qilimpunuesit (“Qilimara” – fabrika e qilimëve, e përpunimit të qumështit), …..artarët (florixhinjtë), e shumë lëmi të punuara me mjeshtëri nga vetë popullata, ku siecili ka qenë I përsosur në profesionin e tij. Kur kemi të bëjmë me artin, duhet kuptuar ajo se art quhet çdo gjë e bukur, e këtu kemi solistët tanë që kanë shkëlqyer me performancat e tyre, duke filluar nga tenori I pashoq, Bashkim Paçuku, kompozitori Musa Piperku, Edmond Zhulali, solistët Sulejman Borova, Aziz Ndreu, Violeta Turkeshi, Qerim Sula, Liri Rasha, Buran Balla, Nehat Kupa, Haxhi Maqellara, Arif Vladi, Vera Laçi, Evzi Kaja, Dritan Jashari, Habibe Ostreni, Sherif Dervishi, etj, tekstshkruesi I shumë mega-hiteve, Naim Plaku, piktorë të mirënjohur, aktorë teatral, por dhe në botën e sportit dibranët kanë kontribuuar me klubin e tyre futbollistik, “Korabi”, e si askund tjetër, në Dibër ekziston klubi I kajakëve, klubi I karatesë “Uraniku”. Dibra ka edhe gazetarë të vyeshëm, publicist, inxhinierë, doktorë, profesorë, historian, gjuhëtarë, juristë, ekonomistë, e shumë intelektualë të tjerë, që me punën e tyre kanë ngritur lartë moralin dhe nivelin mbarëkombëtar.

Kur jemi te recetat tradicionale, duhet mos harruar specialitetet tradicionale dibrane, duke filluar nga “qepa e Ramazanit” (lloj gjelle që pregaditet në muajin e Ramazanit), sheqerparja (ëmbëlsirë e sajuar për festa solemne, kryesisht fetare), gurabijet (ëmbëlsira e festës së “Ditës së verës”), jufkat (lloj brumi I ngjajshëm me makaronat, të cilat rezervohen njëherë për gjithë vitin), por nuk do të thotë që nuk pregaditen ushqime të trevave të tjera, siç është tërhani, ushqim të cilin autorët e mëdhenj shqiptarë e kanë cilësuar si ushqimin nëntë mujor për shqiptarët e hershëm, pasi tre muajt e verës janë ushqyer me fryte te pemëve verore.

Çdo punë dhe veprimtari dibrane është përcjellur nëpërmjet këngës dhe vargjeve, prej djepit, synetit, fejesës, martesës, vajit, këngët dhe ritet e motmotit. I është kënduar gjithnjë asaj se si një njeri duhet të mësohet të jetojë në bashkësi, harmoni, ndershmëri. Sa I përket gruas dibrane në përgjithësi, ajo është veçuar nga gjithë gratë e trevave të tjera për pastërtinë e saj, pasi pastërtisë I kanë kushtuar rëndësi e kanë punuar për të qenë gjithnjë në formë ato dhe rrethet e tyre. Ajo ka ditur ta zgjedhë atë që është më e mira, më e hijshmja dhe më tërheqësja, si nga orenditë shtëpiake, ashtu edhe veshjes personale, ku mund të përmëndim shaminë me oja, që ka përcjellur një kulturë e qytetërim të jashtëzakonshëm. S’është thënë kot që një nuse dibrane çdoherë e gjen me fshesë në dorë dhe me shpirtin e mbushur me ëndje për bukurinë e ndershmërinë.

Kur jemi te veshja, popullata dibrane dallon mjaft nga viset e tjera, pasi I kushton rëndësi të theksuar. Si psh, në një dasëm dibrane, çdo dibran është I veshur me veshje elegante e serioze, pasi, siç thotë një fjalë dibrane : “Edhe veshja tregon respekt ndaj atij që të ka ftuar”. Mund të themi që populli dibran edhe atë pak që ka mundohet ta shpenzojë për mirëqenie, duke I krijuar kështu vetes një profil krejtësisht të pastër njerëzor. Respektit ndaj njëri – tjetrit në Dibër I është vënë mjaft rëndësi, gjë të cilën mund ta vërtetojmë me shprehjen e të rinjve, duke e ledhatuar shoku shokun me shprehjen “baba”, e shprehjen që nuk e kursen as fëmija I djepit për askënd, “naqeta”.

Dibra ka pasuri të shumta natyrore, uji I pijshëm që buron nga mali I cili është element I rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e botës bimore e shtazore,, banjat me aftësitë e shërimit të mjaft sëmundjeve, të cilat vizitohen nga e gjithë bota. Dita më ditë punohet për përparim e avancim si të teknologjisë, ashtu edhe në sferat e tjera, elemente e veçori që e quajnë dhe e cilësojnë Dibrën me plot gojë si “Emblemë qytetërimi”. /Dibraime.com

5 Comments »

  1. Dibrani September 26, 2014 at 4:15 pm - Reply

    Nje artikull mjaft i bukur, pergezime Arsimit per kete shkrim qe tregon vlerat reale te Dibres dhe Dibraneve.

  2. Tony September 26, 2014 at 4:16 pm - Reply

    Te lumte Arsim.

  3. toni December 17, 2014 at 4:23 pm - Reply

    Autori eshte perpjeke qe te shkruaje per Dibren ose me mire te pershkruje dicka qe eshte thane por nuk mjafton se disa fakte nuk i ka mare parasysh dhe shum te rendesishe ne sferen e sportit P.sh.Themeluesi i karatese eshte Prof.Xhelal Lata klubi i pare*Korabi* i cili akoma punon i pari klub ne trojet shqiptare i themeluar dhe per here te pare ne Diber si dhe Themeluesi po i njejti dhe kryetar i pare ne Akademine e karatese Shqiptare ne Maqedoni ku jane tubuar me se 25 klube te karatese na Maqedoni.Ka fituar me se 500 medalje te nivelit boteror ,evropjan ,Ballkanik dhe shteteror,kultivues dhe instruktor boteror dhe refer boteror.ne Diber ne stervitjen qe Korabi ka bere kane kalur afer 4000 te rinj si antere ne kohen 30 vjecare qe ekziston klubi i karatese *Korabi*-Diber.Prej sportve tjere Dibra e ka pase te zhvilluar Gimnastiken Mustafa Skikuli,Veap Popinara,Vejsiu etj,,Volejbolli Jonuz Muca,Medat Shaini etj,Hendbolli Triumf Turkeshi,Bujar Turkeshi,Fiqiri Capa etj.Shahu dhe ping pongu etj,jane historike se tash jane ne neivel te ulet dikur kane qene te nivelit Shteteror.
    Pastaj ne lamine e kultures,istorise,orientimit te lindjes te mesme pjesen dhe ndikimin fetar na diber nuk permendet M-R Ruzhdi Lata ku pa pranine e tij nuk ka kaluar asnji eveniment i rendesishem per Dibren.

  4. Dibrani 100% January 31, 2015 at 3:39 pm - Reply

    Kesaj I thone ” laje koken me akull”. Dibra ka shum fjale , por pune shume pak ose aspak fare !. Te pakten ditet e sodit.

  5. Dikushi September 10, 2016 at 10:33 pm - Reply

    Bravo Arsimit.
    Kurse ai parafolsi qe po mendon se eshte I mencur diçka me teper ka shkruajt jo filani fisteku amami shazomani.???.hajt tash team shkruhen edhe per bixhozin apo dominated. Lata.lata Lata. Mos je edhe ti latest. toni.

Leave A Response »

Click here to cancel reply.