Dështimi i Besës në Dibër në dy cikle zgjedhore, kryetari i degës shkaktar për humbjet dhe largimin e shumë themeluesve

dibraime2 November 4, 2017 0
Dështimi i Besës në Dibër në dy cikle zgjedhore, kryetari i degës shkaktar për humbjet dhe largimin e shumë themeluesve

Lëvizja BESA në Dibër ndryshe nga qytet tjera ka pasur një historik krejtësisht tjetër, që nga mënyra e themelimit, formimi i strukturave, aktivitetet, evenimentet, përbajlla në dy cikle zgjedhore, u zhvilluan në atmosferë më ndryshe se sa në vendet tjera. Nëse para dy viteve, mënyra e promovimit të Këshillit Opozitar bëhej nga aktivistët dhe strukturat e Lëvizjes BESA, në Dibër ndodhte e kundërta, ishte këshilli opozitar ai që grumbulloi një grup personash, të cilët më pas i orientoi për në Lëvizjen BESA, më saktë, ishte ai grup prej 15 anëtarësh të cilët bënë themelimin e Besës në Dibër.

Periudha nga formimi i grupit të këshillit opozitar deri në kalimin e tyre në Lëvizjen BESA ishte disa mujore, në fillim në grup mbizotëronte një fryme opozitare, e zhveshur nga çdo lloj nuance partiake, qoftë ajo edhe e Lëvizjes BESA, herë pas here nga individë të caktuar tentohej të bëhej favorizimi i kësaj të fundit përkundrejt partive tjera, gradualisht deri sa erdhi në organizimin e një tribune opozitare ku pas të cilës, disa anëtarë të grupit u takuan me përfaqësues të lartë të Lëvizjes BESA, ku tashmë ndryshe nga atmosfera e kaluar, filloi haptazi të përhapet ideja e përfshirjes në këtë subjekt politik, madje që në atë kohë, kryetarit aktual të degës së Besës iu propozua për të marë këtë post, 5 muaj para themelimit të degës.

Në fillim verën e vitit 2016 u bë themelimi i degës së kësaj partie në Dibër, nga 15 themelues, për kryetar u zgjodh personi i propozuar që para disa muajsh jo nga 15 themeluesit, por nga disa individë, të cilët e servuan si të mirëqenë para themeluesve dhe u votua unanimisht me 15 vota pro, duke mos vazhduar me zgjedhjen e organeve tjera të kryesisë.

Kryetari i degës pas marjes së detyrës bashkë me grupin përbërës së kryesisë, do përballeshin me sfidën e celebrimit të themelimit të degës, ku pas shumë përpjekjesh të anëtarëve të kryesisë mezi u arrit të mbushet një sallë me 100 ulëse, sallë ku mungonin edhe familjarët më të afërt të kryetarit të degës. Rezultatet e tij që në fillet e kësaj partie në Dibër ishin të dobëta, por për të mos mjaftuar kjo ai filloi që të ngjallën pakënaqësi brenda grupit, si rezultat i të cilës që para zgjedhjeve të parakohëshme dhe të jashtëzakonshme parlamentare të dhjetorit në degën e Besës në Dibër filloi largimi i themeluesve nga partia.

Ato zgjedhje ku Besa surprizoi me rezultate në shumë qytete të Maqedonisë, duke fituar 5 mandate dhe duke e kontestuar mandatin e gjashtë, në Dibër surprizoi me rezultat negativ ku u mund edhe nga VMRO-ja maqedonase. Pakënaqësitë dhe rezultati negativ tashmë ishin shndëruar në katalizatorë të përplasjeve dhe zënkave brenda partiake, ku të gjithë gishtin e drejtonin nga kryetari i degës, ndërsa ai me bindje të thelle dhe mendjemadhësi të skajshme largonte nga vetja cdo përgjegjësi humbjeje dhe faj ndasie brendapartiake, gjersa situata eskaloi në atë fazë ku ai u detyrua të suspendojë pozitën e tij si kryetar i degës për të qetësuar anëtarët e kryesisë të cilët ishin gati të dorëhiqen.

Por e gjitha qe një hile e kurdisur mirë. Në vigjilje të zgjedhjeve lokale, ku vetëm se kishte filluar aktivizimi dhe pregaditja për zgjedhjet lokale, me urdhër nga lart, si u shpreh në mbledhjen e degës së Dibrës, kryetari i degës së Dibrës duhej të zgjidhej apo siç kishin thënë disa nga qendra, të rizgjidhej kryetari i kaluar. Dhe ashtu u bë, këshilli u mbëlodh pa treguar arsyen e vërtetë, dhe rizgjedhja e tij përhapi pakënaqësi të madhe, u bë shkak për largim të njëpasnjëshëm të disa themeluesve.

Zgjedhjet lokale do ishin edhe një dështim tjetër i radhës i këtij kryetari, Besa në Dibër do renditej forcë e tretë, e gjitha si pasojë e përçarjes, largimit të themeluesve apo pasivizimit total të atyre që mbetën për shkak të pakënaqësive dhe padrejtësive që bëheshin në grup. Pas humbjes, sikurse në zgjedhjet e dhjetorit, kryetari i degës përsëri, me këmbëngulje të thellë dhe pa u menduar dy herë filloi të gjejë fajtorët e humbjes duke ju drejtuar gishtin atyre, pa e kthyer njëherë atë nga vetvetja. Në vazhdim redaksia jonë do vijë me artikuj të ngjashëm ku do denoncohen manipulimet, hilet dhe gënjeshtrat e ngjajshme brenda apo jashtë partiake të subjektit dhe individëve në fjalë./InfoShqip.com

Posto një koment »