BDI futet “duarthatë” në qeveri, i mjafton premtimi për NATO

dibraime2 May 10, 2014 0
BDI futet “duarthatë” në qeveri, i mjafton premtimi për NATO

BDI e Ali Ahmetit për herë të dytë po i zhgënjen dhe atë shumë rëndë Shqiptarët, pasi marveshja e turpit e 2008 po përsëritet dhe në 2014, kështu që pa marrë asnjë nga ato që kërkonte, me premtimin e vetëm që në shtator Maqedonia do të bëhet anëtare e NATO-s, BDI do të jetë pjesë e qeverisë së re të Maqedonisë.

Vendimi është marrë në mbledhjen e mbajtur sonte të Kryesisë Qendrore të BDI-së.

Me këtë vendim, BDI ka hequr dorë nga të gjitha kërkesat e saj të mëparshme për kryetar kuvendi, ndryshim të emrit, etj. duke u dorëzuar para presionit të VMRO-DMPNE e cila kërcënoi partinë shqiptare se do ta linte jashtë qeverisë.

Burimet e njëjta thonë se në seancën e nesërme konstituive, me propozim të VMRO-së kryetar Kuvendi do të rizgjidhet Trajko Veljanovski. /DibraIme.com

Posto një koment »